HomeAktualitetForcat e Armatosura hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë....

Forcat e Armatosura hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Ja kriteret, procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura për ushtarë, detarë apo ajrorë aktivë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije se afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në 29 gusht, ndërsa periudha e rekrutimit do të zhvillohet më 20 tetor deri më 31 dhjetor.

1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos jetë në ndjekje penale dhe në proces gjykimi;
  • Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
  • Të ketë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i deportuar për kryerje të veprave penale.
  • Të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin.
  • Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtarë/detarë aktiv nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç. Të ketë kryer minimalisht arsimin 9-vjeçar brenda ose jashtë vendit, të ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  • Të kenë gjatësinë trupore mbi 165 cm për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat.
  • Të jetë vlerësuar i aftë për ushtarë/detarë aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
  • Të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse (AISM, PUFA).

2. Procedura e aplikimit për ushtarë/detarë aktiv.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si ushtarë/detarë aktiv, do të aplikojnë: online, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në Qendrën e Personel Rekrutimit. Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit, pranimit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes etj.

3. Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopjen e kartës së identitetit;
  • Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm;
  • Dëftesën e shkollës 9-vjeçar, maturës shtetërore ose të diplomën e institucionit të arsimit të lartë (IAL);
  • Fotokopje e dëshmisë, certifikatës për aftësitë profesionale, gjuhësore etj.(nëse ka);
  • Dokumenti i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes (raporti mjekësor për sëmundje infektive/kronike, ndërhyrje kirurgjikale/ortopedike që ka kryer individi gjatë jetës së tij), ekzaminimet mjekësor për agjentët infektiv (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz dhe HIV) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e Shëndetit Publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti;
  • Formularin e aplikimit për ushtarë/detarë aktiv.
  • Formularët e vetëdeklarimit;
  • Formularin e kushtit të sigurisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular