HomeKryesoreNga “Epoka” në Rinas, stacionet e reja të hekurudhës gati për përfundim....

Nga “Epoka” në Rinas, stacionet e reja të hekurudhës gati për përfundim. Hekurudha Durrës-Tiranë gati brenda 2026-ës

Advertismentspot_img

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar sot, 18 gusht, punimet për ndërtimin e stacioneve në linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Sipas saj, linja hekurudhore ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar, ndërsa ndërtimi i stacioneve po e afron projektin drejt përfundimit.

Në kantieret aktuale janë nisur punimet civile për stacionet e vogla në Kashar, Sukth dhe Shkozet. Stacionet e Tiranës dhe Vorës zënë rreth 500 m², ndërsa ai në Durrës shtrihet deri në 2,000 m².

Stacioni te Universiteti Epoka në Laknas është i ri dhe lidhet me zonën e aeroportit, ku pritet të ndërtohet një stacion qendror. Ky stacion do të ketë katin e parë për hapësira komerciale, ndërsa kati i dytë dhe i tretë do të strehojnë zyrat qendrore të hekurudhës shqiptare.

Stacioni në Rinas do të jetë i mbyllur, ndërsa stacioni i Epokës do jetë me strehë dhe do shërbejë si ndalesë. Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen ndërmjet Tiranës, aeroportit dhe qyteteve përgjatë linjës hekurudhore.

Linja e parë që do të dorëzohet do të jetë Durrës-Tiranë, brenda 3-mujorit të parë të 2026-ës.

Pas dorëzimit, projekti do të vazhdojë me elektrifikimin e linjës, duke e modernizuar plotësisht rrjetin hekurudhor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular