Ministria e Arsimit ka publikuar datat e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, datat e pushimeve dimërore e pranverore, provimeve kombëtare, si dhe datat për regjistrimin online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.
Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, ndërsa më 12 qershor 2026 do të përfundojë viti akademik. Për maturantët, viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1–26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore.
Klasat e 9-ta do të zhvillojnë provimet nga data 15-26 qershor.
Ministria bën me dije gjithashtu se regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht, ndërsa për librat falas do të jenë shkollat ato që do të afishojnë listën dhe do të njoftojnë datat si dhe vendin ku do të bëhet shpërndarja.
Sa i përket pushimeve në shkolla, mësues e nxënës nuk do të frekuentojnë shkollat nga data 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, si dhe nga data 30 mars 2026 deri më 3 prill 2026.