HomeRajoniVijon gjyqi në Hagë, Specialja ndalon vizitat e 11 personave në paraburgim...

Vijon gjyqi në Hagë, Specialja ndalon vizitat e 11 personave në paraburgim për Hashim Thaçin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselo në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur kufizimin e vizitave te ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndaluar hyrjen e 11 personave të caktuar në godinën e paraburgimit.

Prokuroria kishte kërkuar që ndalesa të përfshinte edhe tre vëllezërit e Thaçit, por kjo pjesë e kërkesës nuk u miratua. Në arsyetimin e saj, Prokuroria pretendoi se personat e përfshirë në kufizime kanë komunikuar me zë të ulët me Thaçin gjatë vizitave të mëparshme, dhe se i akuzuari ka dhënë udhëzime që t’u përcillen dëshmitarëve. Gjithashtu, Prokuroria argumentoi se edhe në rast se ndaloheshin tre vëllezërit e Thaçit, ai ka ende dy të tjerë që mund ta vizitojnë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga Sophie Menegon, e konsideroi kërkesën për kufizime si të panevojshme dhe që cenojnë të drejtat themelore të ish-presidentit për jetën private dhe familjare. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca statusore mbi përgatitjen e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference sipas trupit gjykues, është të bëhen përgatitje para se mbrojtja të nisë paraqitjen e provave të saj. Të pranishëm në sallë plenare kanë qenë Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa Jakup Krasniqi e ndoqi seancën përmes video-lidhjes.

Në nisje të konferencës, trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që të japë afate kohore se kur do të nxjerrë deklaratat për dëshmitarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular