HomePolitikeArbër Veliaj thirret nga prokurorët si person në dijeni për paratë e...

Arbër Veliaj thirret nga prokurorët si person në dijeni për paratë e të vëllait kryebashkiak. Del nga SPAK pas 5 orësh, ja cfare tha…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë së Tiranës është paraqitur paraditen e sotme në prokurorinë e Posaçme ku do të merret në pyetje si person në dijeni për dosjen.

Në 23 Korrik kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mor zyrtarisht i pandehur për akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë, njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

Pas mbi pesë orësh në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me çështjen e kryebashkiakut, por dha shpjegime dhe për marrëdhënien financiare që kishte me kunatën e tij, Ajola Xoxa.

Jashtë dyerve të godinës së xhamtë, Arbër Veliaj tha se u paraqit vullnetarisht, por nuk bëri asnjë koment lidhur me pytetjet që i drejtuan prokurorët e posacëm.

“Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim”, u shpreh ai.

SPAK ka urdhëruar në muajin dhjetor të 2024 kontrolle në bizneset e Arbër Veliaj dhe sekuestrimin e celularit të tij në kuadër të hetimit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Erion Veliaj është marrë i pandehur për 4 akuza të rënda, bashkë me gruan e tij Ajola Xoxa, familjarë dhe bashkëpunëtorët të kësaj të fundit, biznesmenë, kompani e OJF.

Ditët e fundit, kryebashkiaku ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pavlefshmërinë e akteve të dosjes, duke pretenduar shkelje të rënda proceduriale të kryera nga SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular