HomeAktualitetEvi Kokalari ironi me profesor Pilinçin që shpalli qeverinë në Vlorë: Të...

Evi Kokalari ironi me profesor Pilinçin që shpalli qeverinë në Vlorë: Të dorëhiqet Agron Llakaj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi.
Ai i cili e quan veten profesor dhe pasi pretendoi se ka shpallur, përmes një akti simbolik, atë që e quan “Qeveria e tij”, në qytetin e Vlorës, vendi ku në vitin 1912 u shpall edhe qeveria e parë e Shqipërisë pas pavarësisë, ka akuzuar Evi Kokalarin se mori 2 milionë dollarë në aktivitetet politike të Berishës, kur nisi Foltorja.

Lidhur me qeverinë hije që ai pretendoi se shpalli në Vlorë, Evi Kokalari ironizoi përmes një statusi ironik, “Spitali psikiatrik shpall pavarësinë dhe qeverinë e saj në Vlorë!! – duke kërkuar dorëheqjen  e aktorit të humorit, Agron Llakaj. 

Reagimi i Evi Kokalarit:
SPITALI PSIKIATRIK SHPALL PAVARËSINË DHE QEVERINË E SAJ NË VLORË!!!

Ju lutem thojini atij të çmëndurit që ju ka ardhur nga ‘Nu’ Xhozi’ (NJ) për të shpallur qeverinë e skizofrenëve në Vlorë, emrin tim mos e përmëndë më fare, jo më të thotë shpifje që paskam marrë 2 meleon (million) dollarë nga Berisha.

Faleminderit atyre që kanë folur në emrin tim, por ky gjëma e vetvetes, po vazhdojë, dhe ajo kolibe 200,000 dollarshe që ka në Nu’ Xhozi, do t’i shkojë nëpërmjet gjykatës, për të larë dëmet që shpifjet e tij kanë shkakëtuar.

Ndërkohë, treçereku i familjes duket se paskan qënë nëpër burgjet e Amerikës. Vetë diplomat i paska nga guxhinat e restorantëve më thonë – mirë shumë por Shqipëria as për shkollë guxhine s’ka nevojë sepse cilësia e ushqimit nuk është problemi i tyre.

Përshëndetje revolucionare të gjithë budallenjëve që ekspozohen në krahë të tij, sidomos ata që pranuan të dalin si ‘sekretar të ardhshëm të ministrive’. Sapo keni damkosur veten si pjesa më komike e atij kombi me fat tragjik, por bëtë mirë që u grumbulluat sepse na lehtësoni punën gjatë identifikimit të kastës së injorancës kolektive për të cilën kemi kohë qe flasim.

Ndërkohë, Agron Llakaj të jap dorëheqjen nga AL Pazar & Papare, sepse ka 40 vjet karrierë dhe këtë nivel argëtimi për zotin nuk e arriti dot.

E vetmja mënyrë që personalisht mund ta shoh Llakajn’ sërisht, është nëse Agroni vet shkon në Vlorë dhe ngre flamurin e psikiatrisë në nder të ‘Nu Xhozit’.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular