HomeEkonomiShqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në...

Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër – BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i kredisë afatgjatë arriti në 552 miliardë lekë gjatë muajit qershor, një rritje kjo me gati 1.9% në krahasim me majin.

Kreditë afatgjata janë ato me një afat shlyerjeje mbi 5 vite. Shumica e qytetarëve dhe bizneseve zgjedhin këtë lloj huaje, për shkak se këstet e shtrira për një kohë të gjatë janë më të ulëta. Gjithashtu, kjo vjen edhe për arsye se shqiptarët marrin kryesisht kredi në shuma të mëdha, si për shembull për blerje pasurish të paluajtshme dhe sa më e shkurtër të jetë koha e shlyerjes, aq më i madh do të jetë kësti mujor për ta.

Të marrësh një kredi afatshkurtër për blerje banese është e papërballueshme për shumicën e familjeve, pasi kësti mujor do të jetë shumë i lartë dhe do të krijojë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve të përditshme të tyre. Ndërkohë, edhe normat e interesit janë pak më të ulëta në rastin e kredive afatgjata, pasi janë të mbështetura në kolateral.

Nga ana tjetër, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët po i largohen kredisë afatshkurtër. Kredia afatmesme kapi një shifër prej 127 miliardë lekësh, duke u rritur me 2% llogaritur me majin, ndërsa ajo afatshkurtër zbriti në 198 miliardë lekë, një rënie me 0.2%.

Kredia afatmesme merret nga 1 vit deri në 5 vjet, ndërsa ajo afatshkurtër deri në një vit. Kjo lloj kredie është zakonisht më e vogël dhe përdoret për financimin e konsumit. Si rrjedhojë, edhe këstet nuk rëndojnë shumë në xhepat e qytetarëve.

Në krahasim me kredinë për blerje banese, ajo konsumatore për mbulimin e nevojave personale të qytetarëve për blerje pajisjesh profesionale, mobilje për shtëpi, edukim, shëndet, pushime, ushqim, blerje makine dhe të tjera, është më pak e kërkuar.

Kërkesa më e lartë ndaj kredive për blerje banese sjell nje rritje të menjëhershme të kredive afatgjata. scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular