HomeKronikeAksident tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy vajza, një i plagosur...

Aksident tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy vajza, një i plagosur rëndë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza të reja nga fshati Kopaçezë, njësia administrative Delvinë. Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën, ndërsa viktimat janë identifikuar nga autoritetet, por emrat nuk janë bërë ende publikë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që janë ende në hetim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular