Ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, ka sjellë një boshllëk të madh te kolegët dhe miqtë me të cilët ka punuar.
Gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në vëmendje një anë dhe kontribut të panjohur të Zhejit që ka të bëjë me dramaturgjinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se biseda e tyre e fundit kishte të bënte për dramaturgjinë, teksa e kujton Zhejin si një dramaturg të talentuar.
“Trishtim. U nda nga jeta Artur Zheji. Ngushëllime familjes dhe miqve. Biseda e fundit që pata me të ishte për dramaturgjinë. E pyeta në se kishte ndër mend të shkruante ndonjë dramë të re. Përveçse një erudit dhe gazetar serioz, Turi ishte edhe një dramaturg i talentuar në kërkim të thyerjes së skemave. Drama e tij RAJMONDA në vitet tetëdhjetë ishte një sukses në Teatrin Kombëtar”, shprehet gazetari.