HomeAktualitetIn Memoriam/Ndarja nga jeta para kohe e gazetarit dhe publicistit të njohur...

In Memoriam/Ndarja nga jeta para kohe e gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji bën bashkë politikanë, gazetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij! Sot homazhet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Është shuar te shtunen Artur Zheji, një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikës dhe gazetarisë shqiptare.

Publicist, analist, mendimtar dhe një ndër zërat më të artikuluar të shoqërisë sonë, ai është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, ai është ndjerë keq rreth orës 16:10 dhe gjatë kohës që po transportohej në spital ka ndërruar jetë.

Lindur më 29 gusht 1961 në Tiranë, Artur Zheji rridhte nga një familje me rrënjë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare. Djali i gjuhëtarit të shquar Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, ai u rrit në një ambient të pasur kulturor dhe intelektual, që më vonë do të shërbente si themel për rrugëtimin e tij në gazetari dhe filozofi politike.

Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve për regjisurë dhe më pas punoi si dramaturg në Teatrin Kombëtar.  Në vitet ’90, Zheji e zhvilloi karrierën e tij në median italiane duke u bërë një nga gazetarët më të njohur të radioas radikale. Në fund të viteve ’90 u kthye në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës, ku me emisionin “Luftë apo paqe në Kosovë”, i dha një tjetër hov televizionit në Shqipëri.

Zheji nuk ishte thjesht një analist. Në një epokë të mbingarkuar me lajme të shpejta dhe debate sipërfaqësore, ai guxonte të ngrinte pyetje të mëdha, të sfidonte konformizmin dhe të depërtonte thellë në kuptimin e ngjarjeve.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, dha një kontribut të vyer në disa prej institucioneve kryesore mediatike të vendit. Ka qenë drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe drejtor i gazetës “Mapo”, ku u dallua për stilin e tij të mprehtë dhe analizat e thelluara. Publikut të gjerë iu bë i njohur përmes emisionit “360 Gradë”, të cilin e drejtoi duke sjellë zëra të ndryshëm me kurajo dhe integritet profesional.

I lidhur fort me Shqipërinë, me historinë dhe trashëgiminë e saj, Zheji ishte një kritik i ndershëm dhe dashamirës i vendit të vet. Ai besonte se dashuria për atdheun shprehet me guximin për të thënë të vërtetën, sado e vështirë të jetë ajo.

Nip i studiuesit të njohur Gjergj Zheji dhe pinjoll i një dinastie të ndritur intelektuale, Artur Zheji mishëroi përkushtimin ndaj dijes, mendimit të lirë dhe përgjegjësisë publike. Ai ishte mentor për shumë gazetarë të rinj, koleg i respektuar dhe njeri me integritet të pakompromis.

Largimi i tij lë një boshllëk të ndjeshëm në median shqiptare dhe në jetën publike. Zëri i tij do të mungojë në debatet e ditës, në editorialet e kthjellëta dhe në interpretimet që nxisnin reflektim e diskutim të thelluar.

Ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji ka sjellë reagime në opinionin publik dhe komunitetin e medias shqiptare. Politikanë, gazetarë dhe analistë kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe.

Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji.

Në një mesazh të shkurtër, por emocional, Rama i jep lamtumirën mikut të tij të dikurshëm, duke i uruar paqe shpirtërore përtej jetës. “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan ai.

‘Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin’, shkruan kreu i qeverisë, Rama.

Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në median dhe jetën publike shqiptare, i njohur për analizat e tij të thelluara dhe angazhimin në çështje të rëndësishme kombëtare. Ndarja e tij e papritur nga jeta ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe mes figurave të njohura të politikës dhe medias. Ai do të kujtohet si një zë i fuqishëm dhe i pavarur në gazetari.

Reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha shkruan se  gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

“Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin”, shprehet Berisha.

“Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin” – shkruan Berisha.

Reagon Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Artur Zheji.

Kreu i shtetit u shpreh se Zheji ishte një nga zërat më të rëndësishëm, aktiv dhe me ndikim në debatin publik shqiptar.

Ai vlerësoi kontributin e Zhejit si një figurë e moderuar dhe e angazhuar në jetën mediatike dhe intelektuale të vendit. Presidenti Begaj u dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë komunitetit të medias.

Postimi i presidentit Bajram Begaj:

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv.

Reagon Spiropali

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.

Ajo e përshkroi Zhejin si një zë të veçantë dhe një penë të talentuar që do t’i mungojë thellësisht publikut shqiptar.

Lajmi për ndarjen e tij u prit me trishtim të madh në media dhe komunitetin e gazetarëve. Spiropali i uroi Arturit Zhejit të pushojë në paqe, duke nderuar kontributin e tij në fushën e gazetarisë dhe analizës.

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji:

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”

Reagon Albin Kurti

Për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti e vlerëson si një gazetar të rrallë, teksa përmend gjithashtu edhe angazhimin e gazetarit dhe jehonën që rriti për Kosovën.

“Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.

Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.

Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!”, shkruan Kurti.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e cilësoi Zhejin si një intelektual të spikatur dhe një zë të guximshëm në debatin publik. “Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median dhe shoqërinë,” u shpreh Gjekmarkaj.

Deputeti i PS, Taulant Balla, shkruan: “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3431527GAZETATEMA/B33861980.426247466;dc_ver=106.314;dc_eid=40004001;sz=728×90;u_sd=1.25;nel=1;dc_adk=4248395737;ord=hbmjd4;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199544%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3D-fxiMkK65gPjXh2CE4COEUAVTryd1WfOy6wu_nOrcDXQ-7UqAsIwbiGlkapNltZ9fx6II5lAR0konB3OSHgrr1uwp9OApXMzLzxK2K-7POwUHmBfkpRb5CrtEvKXgf66tdegobUSYcU7-dG7eTQ1kz3UgpWNsz2iBYdmJ4fHPFMSO4oGxrUIp7nteAnaWssBFNK0YiXEFHuhaCub_thwPGHuoaXLH-s14UFuhV40q881%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.gazetatema.net%252fkronika%252freagime-per-ndarjen-nga-jeta-te-gazetarit-artur-zheji-i513789%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTM5LjAuNzI1OC4xMjgiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siTm90O0E9QnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdLFsiR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjEzOS4wLjcyNTguMTI4Il0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjEzOS4wLjcyNTguMTI4Il1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fkronika%2Freagime-per-ndarjen-nga-jeta-te-gazetarit-artur-zheji-i513789$0;xdt=0;crlt=48aUlNUx*y;cmpl=58;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=3;prcl=s

Deputeti Niko Peleshi e quan Zhejin mendje e mprehtë dhe zë i guximshëm: “I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!”

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka shkruan: “Zheji, i thoje. Mjaftonte! Ndër mendjet e fundit brilante të mbrëmjeve, të medias sonë! Artur Zheji, lamtumirë, mik! Po hyn i zbarët shtatori!”

Analisti dhe gazetari Martin Leka shkruan se është pa fjalë: “Pa fjalë! Lamtumirë o Tur Zheji! Nuk ishte koha për të ikur o shoku im!”

Gazetari Blendi Fevziu, duke kujtuar bashkëpunimin e gjatë me të, shkroi: “Artur Zheji u nda nga kjo botë papritur, në kulmin e energjive dhe angazhimit publik. Bashkë me të iku një zë autoritar i medias dhe një intelektual i rrallë. U prehsh në paqe, Tur!”

“Lamtumirë, Mjeshtër!” – shkruan analisti Gentian Gaba.

Edhe gazetari Roland Qafoku reagoi me dhimbje: “Shumë i trishtuar nga ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Padyshim është një nga emblemat e gazetarisë shqiptare pas vitit 1990, por edhe një nga mendjet më të ditura që kam njohur. Me njohuri të paana, me një sens analitik të fortë dhe një logjikë të fortë në argumentimin e fenomeve, veçanërisht ato politike, ai mbeti përherë profil i lartë. Djali i gjuhëtarit të madh Petro Zheji dhe aktores së madhe Besa Imami, me atë që bëri në media, Artur Zheji u bë një pasardhës i denjë i të dyve.
Më 4 nëntor 2024 kisha fatin ta kisha të ftuar në emisionin tim “Dekalog”. Ishte ndoshta e vetmja intervistë jete që ai ka dhënë për një media. Sa shumë kemi biseduar dhe folur! Dhe ai rrëfeu aty si rrallë herë shumë detaje për veten. Të qoftë dheu i lehtë Artur!”

Analisti Ilir Kulla ndau një kujtim personal: “Para pak ditësh pimë kafen e fundit dy orëshe me Zhejin, duke folur për planet e të ardhmes. Ja që Zoti paska pasur plane të tjera.”

Ish-deputeti Ervin Salianji, mes të tjerash, shkruan: “Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij. Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti! Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë. Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes.”

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, nëpërmjet një mesazhi shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit dhe e cilëson Zhejin një zë të fuqishëm:

“Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji është një humbje e madhe për median dhe opinionin publik shqiptar. Një zë i fuqishëm i medias shqiptare dhe kontribues i rëndësishëm në debatin publik.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.”

Poeti Erl Kodra e vlerëson Zhejin për oratorinë dhe mendjemprehtësinë e tij: “Artur Zheji për mua ishte personaliteti më i spikatur publik; orator dhe mendimtar i mprehtë, pa kompromise; një burrë që e deshi jetën dhe e jetoi atë me gjithë pasion. Unë nuk e kam njohur nga afër, por për mua ishte kënaqësi e rrallë kur e dëgjoja në studio ose lexoja shkrimet e tij. Sot Shqipëria ka humbur një personalitetet publik të rrallë dhe burrë të mençur! Lamtumirë Artur Zheji!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, shkruan: “Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!”

Deputeti i PS-së, Bledi Çuçi, vlerëson kontributin e tij në jetën publike duke shkruar: “E trishtë ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Ishte një udhëtar i shquar në labirintet e fjalës dhe mendimit e me kontribut të çmuar në jetën publike. Ngushëllime familjes!”

Gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në vëmendje një anë dhe kontribut të panjohur të Zhejit që ka të bëjë me dramaturgjinë: “Trishtim. U nda nga jeta Artur Zheji. Ngushëllime familjes dhe miqve. Biseda e fundit që pata me të ishte për dramaturgjinë. E pyeta në se kishte ndër mend të shkruante ndonjë dramë të re. Përveçse nje erudit dhe gazetar serioz, Turi ishte edhe një dramaturg i talentuar në kërkim të thyerjes së skemave. Drama e tij RAJMONDA në vitet tetëdhjetë ishte një sukses në Teatrin Kombëtar.”

Gazetari Franko Egro shkruan: “Sa e hidhur dhe e trishtuar kjo dite. RIP!”

Përmes një reagimi publik, deputeti i PD, Luçiano Boçi, thotë se largimi nga jeta i gazetarit të mirënjohur ka lënë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

“Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur. Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës. Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte”, – shkruan Boçi në reagimin e tij. 

Elena Kocaqi shkruan se njerëzit e dobishëm për shoqërinë duhen vlerësuar sa janë gjallë: “Ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen e parakohëshme të Artur Zhejit. Vlerësoni njerëzit e dobishëm për shoqerinë, sa i keni gjallë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular