HomeKryesoreFranca dhe Gjermania, dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, ia...

Franca dhe Gjermania, dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, ia marrin stafetën Italisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose 48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” itaianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular