HomeKronikeI mori jetën dy motrave në lule të rinisë, ky është 23-vjeçari...

I mori jetën dy motrave në lule të rinisë, ky është 23-vjeçari Kevi Norra, që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Personi në foto është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që I  mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.

kevi norra ok!
Kevi Norra, 23 vjecari qe shkaktoi aksidentin

Nga aksidenti I rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Elvisa dhe Rozina Dhimaku
Elvisa dhe Rozina Dhimaku

Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

aksidenti sarande vdesin dy motrat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular