HomeKryesoreKush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë/Ja cilët do të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë/Ja cilët do të jenë deputetët e Kuvendit të ardhshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i Nismës Shqipëria Bëhet t’i jepet Ana Dajkos. Ajo ishte e para në listën e mbyllur të Tiranës për koalicionin në fjalë, mandati i të cilit krijoi një përplasje mes dy palëve, Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani.

Megjithatë, vendimi i sotëm është një lajm i mirë pasi i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas pushimeve të gjata të verës, pritet që politika shqiptare të rikthehet në skenë në shtator.

Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator. Kushtetuta thotë që parlamenti i ri do t’i hapë dyert pasi Presidenti të përcaktojë datën me një dekret dhe ajo nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Pra brenda 20 shtatorit, shqiptarët do të kenë Kuvendin e ri.

Por kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë?

Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”. Nga një mandat morën Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Për këtë të fundit, vendosi sot Kolegji dhe përfundimisht do të jetë Ana Dajko ajo që do i përfaqësojë në Kuvend. Nga Lëvizja Bashkë, deputet do të jetë Redi Muçi.

Agron Shehaj do të rikthehet në karrigen e Kuvendit, por si kryetar i partisë së tij teksa bashkë me të do të jetë edhe Erald Kapri, i renditur i dyti në listën e mbyllur.

Partia Socialdemokrate do të ketë një përfaqësuese në Tiranë, Albana Pëllumbin ndërsa dy në Shkodër, Tom Doshin dhe Sabina Jorgon.

Siç e përmendëm edhe më lart, “peshën” më të madhe të karrigeve të kuvendit do ta mbajë Partia Socialiste me 83 mandate. 30 prej tyre kanë qenë në legjislaturën që po lëmë pas ndërsa 53 emra të rinj do të ulet për herë të parë në parlamentin shqiptar.

Emra të rinj mund të përmend si ai Marjana Koçekut, nga Shkodra. 24-vjeçarja është edhe deputetja më e re në moshë. Një tjetër emër që bëri bujë është edhe ajo e Zegjine Çaushit, e cila u bërë virale në rrjetet sociale pas përplasjes me Gazment Bardhin.  

Nga Partia Demokratike, do të jenë 14 deputetë të rinj teksa pjesa të tjerë do ta rigjejnë sërish ulësen në Kuvend, po nga ana e opozitës. Nga radhët e selisë blu është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Sali Berisha

Cilët janë deputetët që do të rikthehen në Kuvend?

Nga PS-ja

Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ulsi Manja, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi, Aurora Mara, Evis Kushi, Saimir Hasalla, Belinda Balluku, Antoneta Dhima, Niko Peleshi, Ilirina Pendavinji, Eduart Shalsi, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj

Nga PD

Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Tritan Shehu, Bledjon Nallbati, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bujar Lesaj, Ina Zhupa, Vangjel Dule (aleat), Fatmir Mediu (aleat)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular