HomeOP EDRruga Perlat-Lurë-Peshkopi, një momument korrupsioni shqiptar/nga Mark Rica

Rruga Perlat-Lurë-Peshkopi, një momument korrupsioni shqiptar/nga Mark Rica

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mark RICA
• NJË PYETJE PUBLIKE PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH) DHE QEVERINË SHQIPTARE.

Impresionet nga intervistat e përditëshme, si të drejtuesիve të FSHZH-se, por edhe të kryeministrit dhe ministrave të qeverisë, (shpesh në ecje dhe me veshje punëtorësh e kaska të verdha, nëpër rrugë të ndryshme, kryesisht në jug), janë të zakonshme në media.

Për shkak të mungesës së prezencës tyre për të dhënë intervista në zonat e veriut, po bëj një pyetje publike lidhur me rrugën e rëndësishme turistike Rrëshen–Lurë, e cila prej katër vitesh është lënë pas dore dhe ka degraduar dukshëm…

Pyetja është e thjeshtë: – KUR DO TË PËRFUNDOJE KJO RRUGË. ???

Prej disa vitesh jam emigrand në Itali. Fëmijëve të mi që erdhën për pushime në Atdheun e tyre, ju rekomandova të shkonim në Lurë e Kunorë, ndër vendet më të bukura të Shqipërisë….Por u zhgënjyem tej mase sepse për 60 km rrugë na u deshën 4.5 orë. Ndjehem fajtor se nuk e dija gjendjen e kësaj rruge. Kisha lexuar në gazeta e portale të ndryshme se; -në vitin 2022, për segmenin e rrugës Përlat- Lurë, është akorduar një fond prej 13 milion euro. Mendova se me këto miliona diçka është bërë. Por fatkeqesisht rruga ishte më keq se ka qenë para vitit 2022.

Pyes:

– A disponohet ndonjë informacion zyrtar për këtë rrugë? Në çfar faze janë punimet? Kur pritet të përfundojë, pasi afati në kontratë ishte “Mars 2024”?

– Kur filloi projekti dhe pse është ngecur kaq gjatë?…

E di se në këtë rrugë nuk mund te jepni intervista në ecje, me veshje punëtorësh e kaska të verdha mbrojtese siç e keni zakon, se do të bëheshi qesharakë, por të paktën nga zyrat e BRZH, apo të Kryesministrisë, të informohet publiku dhe ajo pjesë te popullsisë që akoma jetojnë atje..

Kemi të drejtën qytetare ta kërkoj kaq transparence, pasi Kryeministri, që në vitin 2022, pati shpallur me bujë se; “…Sipas kontratës së firmosur në Mars 2022, punimet do të përfundonin brenda Marsit 2024” . Transparencë kërkojnë edhe banoret e asaj zone, por edhe ndonjë turstë (vendas apo i huaj) që kalon andej për të vizituar liqejt e Lurës, Kunorën, Didhen, Mullin, Fush-Lurën etj….

Ndjehem tepër i zhgënjyer, por edhe i merakosur, prandaj natyrshem pyesim për arsyet e mos përfundimit të kësaj rruge të kontraktuar para 4-5 vitesh:

– A është çështje korrupsioni????

-A është çështje paragjykimi krahinorë ???

-Apo është ndonjë problem tjetër që vetëm BRZH dhe qeveria e din.

Ju lutem të gjeni pak kohë për ta sqaruar këtë çështje që përbën një krizë infrastrukturore për komunitetin e Mirditës, Matit, Lurës dhe Dibrës. Kërkoj që sqarimi të jetë publik e transparent….

• Për lexuesit: pak hulumtime për situatën në Rrugën Perlat-Lurë.

Si ish auditues publik me një ekperience të gjatë në këtë fushë, hulumtova (aq sa munda), që të siguroj disa të dhënat dhe të anailzoj disa raportime të bëra, për invesimet e kryera në rrugën Përlat-Lurë prej 39.5 km… (Duke qenë prej asaj treve, e di mirë se rruga është vetëm 35 km. e jo “39.5,” “41” apo “45” km. sa raporton FSHZH.)

(Theksoj që në fillim se bëhet fjalë vetëm për segmentin Përlat-Lurë, pasi segmenti Rreshen – Perlat (Livadhi i Turkut ) prej 20 km nuk ishte perfshirë as në projekt, megjithse është pothuajse i pakalushëm)…

Megjith pëpjekjet e mija disa ditore, për fat të keq, arrita të siguroj pak të dhëna specifike, (të verifikuara), për shpenzimet e realizuara nga viti 2022 deri në 2025, pasi kudo ndeshesh me “terr infomacioni”. ( Është bërë tashmë bajat edhe tog-fjaleshi…“Drejtoju e-Albenje….” për çdo gjë.

Gjithsesi ato që sigurova po i publikoj.

– Vlera e Projektit.

Sipas burimeve të publikuara, koncesioni i projektit për rrugën Perlat–Lurë është vlerësuar në fillim, rreth 12.8 milionë euro. Nga një tjetër burim raportohet një vlerë kontraktuale prej 13 milionë eurosh, por në disa media, si investitor është përmendur “Fondi Shqiptar i Zhvillimit,” për një vlerë prej 23 milionë eurosh. ( Kujtë ti besojmë se sa është vlera e këtij projekti. Thuhet se dosja e këtij tenderi është zhdukur…A është zhdukur vërtete?? Po.)

– Realizimi i Projektit.

Vlera e projektit është raportuar e shpenzuar, por projekti nuk është realizuar as 50 %. Punimet prej gati një viti janë ndërprerë.

Për zvarritjet dhe shpërdorimet e fondeve janë organizuar edhe protesta nga banorët. Sipas medias “Shqiptarja.Com.”, raportohet se; “Me datën 18 Maji 2025, banorët e Lurës, Matit dhe Mirditës zhvilluan një protestë për të kundërshtuar ndërprerjen e punimeve në segmentin rrugor Perlat-Lurë, në një proces që sipas tyre i mungon transparenca….. Rruga Perlat-Lurë me gjatësi 42 km është financim i Qeverisë Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 12.8 milion euro dhe punimet duhet të përfundonin brenda muajit Mars të këtij viti. Nuk ka një sqarim zyrtar nga firma që ka fituar tenderin se përse janë ndërprerë punimet e nisura në vitin 2022….” Ndërkohë banorët kanë deklarur se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk ka reagim për rinisjen e punimeve në këtë aks shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale…. Protesta e datës 18 Mars 2025 është transmetuar edhe në disa TV…

– Po si është historia e ketij segmenti rrugor, vetëm 35 km?

Projekti për ndërtimin e rrugës Perlat-Lurë, një nga arteriet e rëndësishme që do të lidhte Mirditën me Peshkopinë, është kthyer në një simbol të korrupsionit dhe dështimit institucional? Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), dyshohet se ka manipuluar tenderin prej 13 milionë eurosh, duke ia dorëzuar kompanisë bullgare AVTOMAGISTRALI-TCHERNO MORE, e cila ka shërbyer si fasadë për një marrëveshje të dyshimtë mes FSHZH-se dhe një kompanie të njohur për skandale korruptive, “Arifaj” shpk. Pazaret e fshehta dhe aktorët kryesorë të këtij Tenderi janë zhvilluar në kushte të errëta, ku kompania bullgare ka kontraktuar nënkotraktorin “Arifaj” shpk, të administruar nga Rezarta Bokçiu.

Deputetja Elda Hoti ka denoncuar publikisht këtë mashtrim, duke deklaruar se nënkontraktori Bokçiu ka braktisur punimet për ndërtimin e rrugës, ndërsa fondet publike janë devijuar drejt “investitorëve strategjikë” të qeverisë… Sipas deklarates së deputetes; “Rruga nuk ekziston, por fondet janë zhdukur. Sipas kontratës së firmosur në Shkurt 2022, punimet për ndërtimin e rrugës duhej të fillonin në Mars 2023 dhe të përfundonin brenda Marsit 2024. Sot, në fund të vitit 2024, segmenti rrugor mbetet i paprekur, ndërsa sipas burimeve zyrtare, janë lëvruar shtatë këste pagesash me vlerë mbi 681 mijë euro vetëm për TVSH….”

– Interesant është edhe fakti se; edhe pse segmenti përmendet si një rast problematik i keq-përdorimit të fondeve publike, nuk ka ndonjë njoftim publik që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) të ketë nisur ndonjë hetim ndaj këtij projektit Korruptiv.

Si emigrant, por që e dua vendin ku kam lindur e kaluar jetën time, mendoj se pa parandaluar e luftuar korrupsionin galopant në çdo sektor, nuk mund të futemi ne BE; -jo ne 2030, por as në 2060, kur unë e shumë shokë të moshës time nuk do të jemi më për të denancuar hapur rrugën e gabuar, të nisur prej vitin 1991, e që po vazhdon edhe sot, duke sjellë, paralizim të ekonomise, zhdukjen pa nam e nishan të resurseve natyrore, (naftës, mineraleve, pyjeve, lumenjëve, e më keqja, tkurrja e popullsisë… etj. )

Tiranë më 23 Gusht 2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular