HomeSportSituatë e pazakontë me Nedim Bajramin, trajneri merr një tjetër vendim drastik...

Situatë e pazakontë me Nedim Bajramin, trajneri merr një tjetër vendim drastik kundër mesfushorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nedim Bajrami ndodhet para një situate të pazakontë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka parë trajnerin Rasëll Martin, që të marrë tjetër vendim drastik te Rejnxhërs.

Nedim Bajrami

Trajneri i klubit skocez nuk e ka përfshirë Bajramin në ndeshjen e kampionatit, që Rejnxhërs po zhvillon përballë St. Mirren. Kujtojmë se kjo është hera e dytë radhazi, që Bajrami nuk ndodhet në skuadër.

Bajrami u la jashtë listës së Rejnxhërs në Europë, për fazën “play-off” ku sfidojnë Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve. Një vendim ky që pasohet te mungesa në sfidën e kampionatit.

Për Bajramin nuk është raportuar asnjë dëmtim gjatë kësaj kohe. Dhe palët duken drejt ndarjes së pashmangshme pas një viti bashkëpunim, ndërsa kontrata përfundon në vitin 2028.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular