HomeBota25 shtete pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-ve

25 shtete pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-ve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

25 shtete kanë pezulluar dërgesat e mallrave drejt Shteteve të Bashkuara, pasi administrata e Presidentit Donald Trump hoqi rregullin e mëparshëm doganor që përjashtonte nga taksat pakot me vlerë të vogël.

Agjencia e OKB-së përgjegjëse për sektorin postar (Universal Postal Union-UPU) njoftoi se vendet anëtare kanë paralajmëruar ndalimin e shërbimeve për SHBA-të, duke përmendur pasiguritë që kanë lindur pas ndryshimeve të fundit në politikat tregtare amerikane.

Administrata Trump ka shpallur se duke filluar nga 29 gushti, do të hiqet përjashtimi i njohur si “de minimis”, i cili deri më tani lejonte që pakot ndërkombëtare me vlerë deri në 800 dollarë të hynin në SHBA pa taksa dhe me dokumentacion minimal.

Tanimë, pragu ulet në 100 dollarë, ndërsa çdo dërgesë mbi këtë vlerë do të tatohet sipas tarifave specifike për çdo shtet.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim te kompanitë e transportit dhe bizneset e vogla ndërkombëtare, të cilat paralajmërojnë rritje të kostove dhe ngadalësim të tregtisë./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular