HomeSportAfron dita e të vërtetës për Armando Brojën, trajneri i Bërnlit zbulon...

Afron dita e të vërtetës për Armando Brojën, trajneri i Bërnlit zbulon kur mund të debutojë sulmuesi kuqezi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dita e martë mund të jetë ajo kur Armando Broja do të debutojë në radhët e skuadrës së Bërnlit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë pjesë e kësaj skuadre që dy javë më parë, por trajneri Skot Parker e ka mbajtur jashtë grumbullimeve për ndeshjet, ndonëse sulmuesi është stërvitur rregullisht me ekipin.

Ka qenë vetë trajneri ai që ka shpjeguar vazhdimisht se nuk dëshiron të rrezikojë me futbollistin shqiptar i cili ka ardhur nga dy sezone të vështira mes dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe mungesës së një faze përgatitore të mirëfilltë.

Pas ndeshjes ndaj Sandërlend, vetë Parker bëri të ditur se po mendonte t’i jepte mundësinë e debutimit Brojës në ndeshjen e të martës ndaj Derbit në Kupën e Ligës në Angli.

“Nuk dua të rrezikoj dhe të marr përsipër një rrezik shumë të madh me Armandon. Atij i duhet vetëm pak më shumë punë. Shpresojmë që të nisim ta integrojmë në ekip, ndoshta që të martën dhe të shohim pastaj si shkojnë gjërat në vijim”, tha Parker, duke lënë të kuptohet se momenti i sulmuesit po afron.

Aktivizimi i Brojës padyshim do të ndihmonte edhe Kombëtaren shqiptare, pasi sulmuesi pritet të jetë pjesë e listës së Silvinjos për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular