HomeSportDOKUMENTI/Transferim te Juventusi me “asist” nga shteti shqiptar, tani Edon Zhegrova nuk...

DOKUMENTI/Transferim te Juventusi me “asist” nga shteti shqiptar, tani Edon Zhegrova nuk ka më pengesa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Edon Zhegrova duket se po bëhet gati për transferimin e shumëpërfolur te Juventusi. Anësori i sulmit të Kosovës, po përgatitet për këtë lëvizje të madhe në karrierën e tij, falë edhe një “asisti” nga shteti shqiptar.

Një nga pengesat e mëdha për Zhegrovën për kalimin te bardhezinjtë ishte edhe fakti se ai cilësohej ekstrakomunitar, meqë është shtetas i Kosovës. Për të lehtësuar gjithçka, ka hyrë në punë lidhja me shtetin shqiptar, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë futbollistë kosovarë që kanë pasur pengesa të tilla për transferimet e tyre, duke i pajisur me pasaportën shqiptare me ritëm të përshpejtuar.

Që nga data 22 gusht e këtij viti, Zhegrova është edhe zyrtarisht shtetas shqiptar, i pajisur me pasaportën shqiptare pas dekretit të presidentin Begaj.

sdffdsfdsdfsdfsdsfsdf

Dhe në këtë mënyrë, ai mund të transferohet te Juventusi, falë rregullit që është miratuar në Serinë A. Aty, çdo skuadër ka të drejtë të regjistrojë me ekipin e parë një futbollist shqiptar si komunitar. Dhe Zhegrova do të përfitojë nga ky rregull, për të kryer transferimin e tij te Juventusi, nëse të gjitha negociatat shkojnë në rrugën e duhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular