HomeOP EDEksodi i demokratëve, zoti Basha, ndaloje! nga Armend Gjana

Eksodi i demokratëve, zoti Basha, ndaloje! nga Armend Gjana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Z. Basha, për shumë vite me radhë, por edhe sot demokratët, shqiptarët në tërësi, të kanë parë dhe të shohin si mbrojtës të tyre! Një pjesë besim plotë ndaj teje, një pjesë skeptikë nga tymnajat e hedhura pa pushim ndaj jush, një pjesë të dyzuar për shumë rrethana dhe të paqartë dhe me veten e tyre e për këtë shkak dhe me ty! Por pritshmëritë në nënvetëdijen e tyre jan nga ti dhe vetëm ti, padiskutim!

Z. Basha, demokratët nuk futen në atë lukuni njerëzish punëbosha dhe frikacakë! Por u bënë kaq vite, që mbi ne ka rënë murtaja dhe na ka kapluar, një anarshi idesh dhe veprime të pakontrolluara! Prandaj duhet një legjislator i urtë dhe i ditur si ju, për të kuruar këtë murtajë biblike do të guxoja ta quaja unë, që ka rënë mbi demokratët, ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ dhe shqiptarët në tërësi!

Z. Basha, ka kohë që Tirani, po i afron dhe fton demokratët, për ti futur në gardën e tij, ku kjo që po bën ai, ka qëllime shumë të errëta! Me premtime për karierë dhe liri ekonomike, qëllimi i Tiranit, z. Basha, është që këta demokrat, të kthehen në roje besnike të tij, sepse ai, pasi i ka degdisur në arrati dhe burgosur të tërë gati ato që kishte rrotull më parë dhe vazhdon sot e kësaj dite të bëjë të njëjtën gjë, nuk i ka mbetur asnjë dhe është hedhur këtej nga ne! Sofokliu thotë: se Tirani, bëhet i shkathët me anë të bashkëpunimit me të shkathët! Pra ai, “po na merr më të mirët” për ti degdisur dhe burgosur!

Z. Basha, demokratët janë të sinqertë dhe të drejt për drejtë, janë të vuajtur në ç’do drejtim, janë të etur për liri! Tirani, e ka kuptuar këtë dobësi të demokratëve dhe po e ç’frytëzon në favor të tij! Të lutem, se të gjithë nuk e kuptojnë se tepria në liri, nuk mund të çojë veçse në një tepri nënshtrimi, si te individi, si te Shteti, se lira ekstreme lind skllavërinë më të plotë e më të egër, thotë Platoni! Demokratët i nderuar, pavetëdije, me vetëdije apo të detyruar po shkojnë drejt skllavërisë! NDALOI!

Z. Basha, siç e dimë: populli, domethënë puntorët e krahut, shqiptarët e ndershëm që nuk marrin pjesë në jetën aktive politike, që nuk marrin pjesë në punët publike të vendit tonë, kanë të ardhura dhe zotërojnë një kamje të vogël që i bën ata të pavur nga Tirani dhe tirania e tij! Në këtë demokracinë tonë të brishtë tridhjetë e pes vjeçare, duhet të bësh ç’mos që këtë klasë të popullsisë t’a bashkosh me demokratët aktivë dhe ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ e të bëhemi më të shumtë në numër dhe më të fuqishëm! BËJE TANI PËR HIR TË KOMBIT🇦🇱! Nesër do të jetë shumë vonë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular