HomeKultureEkspozitë me pulla për ditëlindjen e Nënë Terezës. Studiuesit vlerësojnë se kontributi...

Ekspozitë me pulla për ditëlindjen e Nënë Terezës. Studiuesit vlerësojnë se kontributi i saj nuk është i plotë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Bibliotekën Kombëtare u kremtua sot 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare të njohur botërisht.

Përmes një ekspozite filatelike dhe biografiko-historike, pjesë e koleksionit privat të koleksionistit Hysen Dizdari, i cili është edhe autor i librit “Nënë Tereza në pullat shqiptare”, iu prezantua publikut figura e shenjtores nën dritën e kujtesës kulturore dhe historike.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe studiuesi nga Kosova, Anton Nikë Berisha, autor i 150 veprave për letërsinë shqipe dhe 27 veprave për Nënë Terezën.

Anton Nikë Berisha i dhuroi Bibliotekës Kombëtare një kolanë me vepra të zgjedhura të tij, si dhe 10 libra për Shën Nënë Terezën ia dhuroi koleksionistit Hysen Dizdari.

Takimi u moderua nga zëvëndësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtare, Majlinda Toçi, ndërsa ekspozita zgjoi interesin e studiuesve, kritikëve dhe grupeve të tjera të interesit.

“Të duash do të thotë të bësh gjërat e vogla me dashuri të madhe”, kjo është një nga thëniet më të njohura të Nënë Terezës, krahas gjithë veprës së madhe humanitare që ajo la në botë.

Si sot, 115 vjet më parë, lindi në Shkup shenjtorja shqiptare, nobelistja e paqes, që u kujtua përmes një aktiviteti nga Biblioteka Shqiptare.

Bëhet fjalë për një ekspozitë filatelike, me pulla, koleksioni i të cilave ka nisur që prej vitit 1992.

Ky emision me dhjetë pulla. I fundit është shenjtërimi i Shën Nënë Terezës. Pulla më e bukur me Nënë Terezën është marrja e çmimit Nobel nga Nënë Tereza. Sa emisione të reja të dalin, unë do t’i pasqyroj dhe fus në koleksionin tim për Nënë Terezën”, thotë koleksionisti Hysen Dizdari.

Për studiuesit jeta e saj, kontributi, gjithçka që la pas, akoma nuk ka dalë e plotë në dritë.

“Sipas një të dhëne duhet të jenë rreth 40 vëllime me letra që mund të botohen. Ne njohim vetëm një pjesë të vogël. Unë kam botuar 50 letra të saj. Nuk ishte bamirëse, ishte njeri që flijohej për tjetrin”, shprehet Anton Nike Berisha.

Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003. Më 1979 u nderua me çmimin Nobel për Paqen. Ajo mbetet një figurë që frymëzon gjithë botën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular