HomeKryesoreKuvendi me strukturë të re, nga 8 në 11 komisione. Opozitës i...

Kuvendi me strukturë të re, nga 8 në 11 komisione. Opozitës i shtohet një në drejtim, Komisioni “Xhafaj” pritet të bëhet i Përhershëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këtë sesion, Parlamenti do të vijë me një strukturë të re. Socialistët, që kanë edhe shumicën parlamentare, kanë arritur në përfundimin se duhet shtuar komisionet parlamentare: nga 8 që janë aktualisht, të bëhen 11.

Grupi i punës së socialistëve, i kryesuar nga Eduart Shalsi, synon të transformojë Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke e ndarë në tre komisione:

-Komisioni i Energjisë

-Komisioni i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Digjitalizimit

-Komisioni i Bujqësisë

Me rritjen e numrit të komisioneve, pritet të rritet edhe numri i këtyre strukturave të Kuvendit të drejtuara nga opozita: nga 3 që ka aktualisht, në sesionin e ri do të drejtojë 4.

Ende nuk ka një konfirmim se cilin prej këtyre komisioneve do të drejtojnë përfaqësuesit e opozitës.

Një tjetër ndryshim në strukturën parlamentare pritet të jetë edhe për komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, me në fokus mirëqeverisjen dhe thellimin e reformave.

Nga komision i posaçëm me afat, të bëhet një komision i përhershëm. Në këtë mënyrë, bëhet një komision me përfaqësim edhe nga opozita, e cila deri më tani ka refuzuar të jetë pjesë.

Këto ndryshime në strukturën e Parlamentit janë diskutuar edhe në takimin që Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri Taulant Balla dhe drejtuesi i grupit Niko Peleshi zhvilluan një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama. Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular