HomeEkonomiLISTA/Kësti i pestë për ish-të dënuarit politikë, hapen procedurat nga Ministria e...

LISTA/Kësti i pestë për ish-të dënuarit politikë, hapen procedurat nga Ministria e Financave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Financave njofton se ka nisur procedurat për pagesën e këstit të pestë të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë. Sipas skemës së dëmshpërblimit, trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Ministrisë së Financave, për të përfituar pagesën e këstit.

Në njoftim, Ministria ka publikuar edhe listën e parë të subjekteve trashëgimtarë, që duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për të përfituar pagesat, të cilën ekofin.al po e publikon të plotë. Dokumentet e nevojshme përfshijnë:

•Dëshmi trashëgimie ligjore;

•Çertifikata vdekjeje për ish të dënuarin politik dhe për trashëgimtarët e radhës së parë që nuk jetojnë;

•Çertifikata të trungut familjar;

•Numrat e llogarive bankare aktive në lekë;

•Kopje të dokumenteve të identifikimit për çdo trashëgimtar ose për personin me prokurë të posaçme.

Në rastet kur një trashëgimtar i radhës së parë nuk jeton, fëmijët e tij (trashëgimtarët e radhës së dytë) duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara. Ndërsa, sipas ligjit, e drejta e trashëgimtarëve të radhës së dytë nuk trasohet më tej, dhe pjesa takuese e tyre kalon në buxhetin e shtetit.

Ministria e Financave sqaron gjithashtu se trashëgimtarët që nuk arrijnë të përfitojnë për shkak të mungesës së dokumenteve, kanë të drejtë të marrin këstin në një fazë tjetër, brenda një afati jo më shumë se tre vjet nga publikimi i emrit. Për shpërndarjen e kësteve të tjera të ardhshme, pagesa do të kryhet mbi bazën e dokumentacionit të depozituar më parë, për sa kohë nuk ka kontestime, ndryshime të statusit të trashëgimtarëve apo revokim të prokurës. Në rastet e revokimit të prokurës, trashëgimtarët duhet të depozitojnë dokumentin e revokimit dhe numrat individualë të llogarive bankare.

Drejtoria përgjegjëse për pagesat në Ministrinë e Financave do të kryejë verifikimin e plotë të dokumentacionit për çdo dosje individuale dhe do të vijojë shpërndarjen e këstit të pestë sipas radhës së përcaktuar ndër vite, informojnë Financat. /ekofin.al

Lista-e-pare-me-subjektet-perfituese-trashegimtare-per-publikimin-e-kestit-te-peste-qe-duhet-te-depozitojne-dokumentacionin-e-kerkuar-brenda-nje-afati-3-muaj-nga-data-22.08.2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular