HomePolitikeQeveria e re, Edi Rama takime në kryeministri. Përveç ministrave, edhe Behgjet...

Qeveria e re, Edi Rama takime në kryeministri. Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Qeveria ka rifilluar aktivitetin, me disa takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot, më 26 gusht, Rama ka zhvilluar takime me disa ministra, në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste.

Por përveç ministrave, gazetarja Klesiana Omeri raporton për “Klan News” se në Kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Ai është parë duke dalë nga godina e qeverisë pas përfundimit të takimit, duke shtuar interes për atë që po diskutohet në mjediset e larta të politikës shqiptare.

Në këto takime, i pari që mbërriti në zyrën e kryeministrit ishte ministri i Financave, Petrit Malaj. Më pas, atij i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e me radhë.

Në focus mendohet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë forumi më i rëndësishëm politik i PS-së për këtë periudhë. Në asamble do të bëhen publikë edhe emrat e qeverisë së re, ndërsa pritet me shumë interes se çfarë ndryshimesh do të bëjë Kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij.

Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Qeveria ka rifilluar aktivitetin, me disa takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot, më 26 gusht, Rama ka zhvilluar takime me disa ministra, në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste.

Por përveç ministrave, se në Kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Ai është parë duke dalë nga godina e qeverisë pas përfundimit të takimit, duke shtuar interes për atë që po diskutohet në mjediset e larta të politikës shqiptare.

Në këto takime, i pari që mbërriti në zyrën e kryeministrit ishte ministri i Financave, Petrit Malaj. Më pas, atij i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e me radhë.

Në focus mendohet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë forumi më i rëndësishëm politik i PS-së për këtë periudhë. Në asamble do të bëhen publikë edhe emrat e qeverisë së re, ndërsa pritet me shumë interes se çfarë ndryshimesh do të bëjë Kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular