HomeAktualitetDënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel”....

Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel”. Detaje nga skema se si trafikonin drogën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjashtë shqiptarë në Swindon, Britani e Madhe, janë dënuar me heqje lirie, për shkak se akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal për trafik droge.

Bëhet fjalë për S.N., N.h., E.B., E.A., A.Gj dhe J.B.

Sipas njoftimit të policisë së Wiltshire, arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 6-mujor, i quajtur “Operation Young”. Oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara (SOCU), arritën të identifikonin të gjitha vendet e përdorura nga shqiptarët për të fshehur lëndën narkotike.

Grupi kriminal drejtohej nga S.N. Ai kontrollonte një linjë kokaine, të quajtur “Denzel” që furnizonte të gjithë përdoruesit e rregullt në qytet.

Sipas skemës së krijuar, S.N., mblidhte paratë dhe siguronte lëndën narkotike, Beqiri ruante në magazinë kokainën, ndërsa A.Gj. dhe J.B., shpërndanin çdo ditë drogën.

Në vendin e shënuar në foto u gjet një çorape e futur aty, e cila ishte e mbushur me kokainë

Gjurmët drejt shqiptarëve ranë më 1 shkurt 2024, kohë kur oficerët vunë re Nezirajn duke udhëtuar me makinë për në Londër. Neziraj i mori drogën Abdylit, për ta transferuar në Swindon. Më pas, kjo sasi lëndë narkotike është magazinuar dhe ruajtur nga Beqiri.

Sakaq, N.H. në Derbyshire, kishte rolin e “menaxherit”. Ai mbante telefonin e “Denzel” dhe me ndihmën e Nezirajt, organizonte shpërndarjen e kokainës në rrugët e Swindon.

Gabimi më i madh i bërë prej këtij grupi kriminal që ofroi më shumë prova për autoritetet, ishte në mars të vitit 2024, kur uniformat blu panë N.H. dhe S.N. duke u takuar në zonën e West Bromwich të Midlands. Në këtë takim, N.H. i dha telefonin S.N.

Halili

Më pas, oficerët e Policisë së Wiltshire, së Derbyshire dhe Metropolitane kryen një seri bastisjesh të koordinuar në Swindon, Derby dhe Londrën veriore gjatë fillimit të marsit 2024, kur u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ashtu sikurse dhe u arrestuan të pandehurit.

Sakaq, anëtarët e grupit kriminal kanë pranuar krimin e bërë prej tyre. Kështu, të pandehurit u dënuan:

  • S.N., 32 vjeç, me 8 vite burgim
  • N.H., 29 vjeç, 7 vite e 10 muaj heqje lirie
  • E.B., 37 vjeç, 3 vite e 8 muaj burg
  • E.A., 26 vjeç, 5 vite e 11 muaj heqje lirie
  • A.Gj., 26 vjeç, 2 vite e 1 muaj burgim
  • J.B., 24 vjeç, 16 muaj heqje lirie.

Oficeri i kësaj çështjeje, DC Hunt nga SOCU, në një komunikim për media, ka folur mbi rëndësinë e goditjes së këtij grupi kriminal në Swindon.

“Si ekip, punuam pa u lodhur për disa muaj për të identifikuar saktësisht se si vepronte grupi. Kokaina është një drogë shkatërruese që i prek komunitetet tona. Jam i bindur se operacioni ka pasur një ndikim të vërtetë tek furnizuesit me kokainë në Swindon. Mbajtja e sigurisë së komuniteteve tona është me rëndësi parësore dhe u bëj një kërkesë anëtarëve të komuniteteve tona që të paraqesin çdo informacion që kanë në lidhje me furnizimin me drogë”, tha ai.

tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular