Në një intervistë për televizionin kroat, kryediplomati gjerman Johann Wadephul i tha televizioni kroat se Shqipëria ka bërë reforma të admirueshme. Sipas tij, vendi ynë dhe Mali i Zi kanë mundësinë që të anëtarësohen së shpejti në BE.
“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësinë që të bëhen së shpejti në BE. Ne po shohim përpjekje për përmbushjen e reformave edhe në Shqipëri. Ndërkohë Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë sa më shpejt ngërçin që ka prej vitesh me Bullgarinë. Të gjashtë shtetet e rajonit mund të mbështeten edhe në faktin se Gjermania, e cila i dha emrin Procesit të Berlinit, ka marrë një përgjegjësi të veçantë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Këto shtete duhet të vijojnë lufën kundër korrupsionit. Ato janë në faza të ndryshme në këtë drejtim.”
Wadephul theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që t’u afrohen standardeve që kërkon Bashkimi Europian, por ai është i vetëdijshëm se ato nuk mund t’i arrijnë menjëherë këto standarde ndaj duhet që të demonstrojnë qartë vullnetin për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit.
Shefi i diplomacisë gjermane tha se këto shtete duhet të jenë konkurruese në tregun e brendshëm të Bashkimit Europian.
Tv Klan