HomeRajoniHaxhiu jep dorëheqjen për t’u bërë nënkryetare Kuvendi, Sallahu emërohet ministër i...

Haxhiu jep dorëheqjen për t’u bërë nënkryetare Kuvendi, Sallahu emërohet ministër i Drejtësisë në Kosovë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në një zhvillim të rëndësishëm politik në Kosovë, Albulena Haxhiu ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres në detyrë të Drejtësisë për të marrë një rol të ri, atë të nënkryetares së Kuvendit. Ndërsa rolin e saj në ministri do ta marrë Blerim Sallahu.

Lëvizja Vetëvendosje, partia e saj, propozoi Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit, i cili u zgjodh me votat e deputetëve më 26 gusht. Si pjesë e marrëveshjes ndërpartiake për drejtimin e legjislativit, Kuvendi zgjodhi gjithashtu katër nënkryetarë nga partitë kryesore shqiptare dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Klan Kosova” ka raportuar se dorëheqja e Haxhiut nga posti i ministres u bë pikërisht për të mundësuar emërimin e saj si zëvendëse e kryeparlamentarit.

Ajo u zgjodh në këtë post krahas Vlora Çitakut (PDK), Kujtim Shalës (LDK) dhe Emilija Rexhepit nga komuniteti boshnjak. Ende mbetet i pazgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb, çka e lë procesin e konstituimit të Kuvendit të papërmbyllur.

Në vend të Haxhiut, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar këtë të mërkurë se ka emëruar Blerim Sallahun si ministër në detyrë të Drejtësisë. Në njoftimin zyrtar të Qeverisë, thuhet se Kurti e ka uruar Sallahun për detyrën e re: “Kryeministri Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.”

Emërimi i Haxhiut në pozicionin e lartë të Kuvendit dhe kalimi i drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë te Sallahu shënon një riorganizim të brendshëm në strukturat drejtuese të Vetëvendosjes në prag të konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular