HomeRajoniHeqja e tarifave për mallrat amerikane, e ngarkuara me Punë në Ambasadën...

Heqja e tarifave për mallrat amerikane, e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA Pratipati: Veprimi i Kosovës tregon lidership

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Annu Pratipati e ka konsideruar vendimin e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat amerikane si tregues të lidershipit.

Gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Largimi i barrierave, ndikimi ekonomik i tarifave 0% për mallrat amerikane”, Pratipati theksoi se heqja e tarifave rrit qasjen e kosovarëve në mallrat amerikane dhe krijon mundësi të reja për bizneset e të dyja vendeve.

“Kosova dhe SHBA-ja ndajnë një marrëveshje universale për forcimin e raporteve ekonomike, që ndihmon në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare,” u shpreh ajo, duke falënderuar Doganën e Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane për rolin e tyre në këtë proces. Ajo ftoi bizneset kosovare të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve tregtare dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se ky vendim është një nga më të rëndësishmit për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në. “Produktet amerikane janë të mirëseardhura në Kosovë pa tarifa nga ky muaj e tutje. Ky hap hap rrugën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, duke e bërë Kosovën një destinacion atraktiv për investitorët amerikanë dhe të tjerë,” tha Murati.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shtoi se nga 1 gushti, çdo mall me prejardhje nga SHBA-ja i nënshtrohet tarifës doganore 0%. Ai vuri në dukje se kjo barazon trajtimin tarifor për partnerët kryesorë të Kosovës, përfshirë BE-në, SHBA-në dhe Turqinë, duke shtuar se nga viti i ardhshëm, me 10-vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, këto shtete do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ky vendim pritet të nxisë rritjen ekonomike dhe të hapë dyert për investime të reja, duke forcuar më tej lidhjet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular