HomePolitikeKonferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” do të mbahet në Tiranë në 8-10...

Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” do të mbahet në Tiranë në 8-10 shtator

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka njoftuar se më 8–10 shtator në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”.

Përgatitjet janë drejt finalizimit, ndërsa Hasani thekson se edhe këtë vit, diplomacia shqiptare bashkon ambasadorët nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat dhe vizionin e Shqipërisë.

“Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën” është tema udhëheqëse e edicionit të këtij viti.”-shkruan Hasani.

Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë nga mbarë bota.

Gjatë konferencës u trajtuan në mënyrë të thelluar temat kryesore që lidhen me angazhimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sfidat në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, si edhe prioritetet në fushën e diplomacisë ekonomike, kulturore dhe promovimit të turizmit.

Aktiviteti shërbeu si një platformë për ndarjen e ideve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushje të objektivave strategjike të politikës së jashtme të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular