HomeAktualitetOperacioni i SPAK në Tiranë, arrestohen tre punonjës të IMT, zbardhen emrat

Operacioni i SPAK në Tiranë, arrestohen tre punonjës të IMT, zbardhen emrat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë.

Hoxha raporton se menjëherë mbas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë  Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K.  Zh. punonjës i IMT Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular