Projektligji për Kodin e ri Penal është hedhur për konsultim publik, ku do të analizohen në mënyrë me të detajuar nevoja për ndryshime dhe përmirësime.
Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së këtij projektligji, do të përcillen nga subjektet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, nëpërmjet adresave zyratre.
Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik pas një pune voluminoze disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipi.
Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediat dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës./Marrë nga ATSH