Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.
Një burim i besueshëm ne PS i tha Top Channel se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10 ne Tirane për anonçimin e ministrave 11 Majin.
Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.
Pra kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
Askush nga ministrat aktualë nuk e din nëse do të qëndrojë në detyrë.
Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërruar skuadrën e re qeverisëse.
Së pari do të ulë në tryezën e këshillit të ministrave ministra me profil të lartë teknik kjo në shërbim të procesit të mbylljes te kapitujve të hapur.
Së dyti Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak ngarkesë përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar.
Krahas ministrave të rinj pritet edhe riformatimi disa ministrive të cilat brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.
Numërimi drejt 11 Shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.
Ama një gjë është e sigurt.
Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4.TopChanel