HomeKryesoreCertifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, ja deputetët e rinj sipas...

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, ja deputetët e rinj sipas qarqeve. Radha e presidentit Begaj të dekretojë fillimin e legjislaturës së re

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komisioni Rregullator miratoi zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit, në një mbledhje që zhvilloi ditën e sotme. Rezultati u certifikua me 3 vota pro dhe 2 kundër.

Pas këtij vendimi është radha e presidentit Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së re. Ai do të ketë një afat 10 ditor për të caktuar datën, duke nisur nga data 9 shtator, që është dhe data e përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, aleanca e Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate tre mandate, Partia Mundësia dy mandate ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

Kujtojmë se opozita ankimoi të gjitha rezultatet e qarqeve dhe për këtë arsye, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë pjesërisht disa kuti në Durrës dhe Elbasan dhe plotësisht në Fier dhe Tiranë. Megjithatë, pavarësisht rinumërimit rezultati nuk ndryshoi.

DEPUTETËT E RINJ SIPAS QARQEVE

BERAT

PS: Ervin Demo, Enriketa Jaho, Hysen Buzali, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi

PD: Eno Bozdo, Zija Ismaili

DIBËR

PS: Blendi Klosi, Alma Selami, Agron Lamaj

PD: Xhelal Mziu, Denisa Vata

DURRËS

PS: Klodiana Spahiu, Mila Ekonomi, Loer Kume, skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini

PD: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja

ELBASAN

PS: Arbjan Mazniku, bora Muzhani, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho

PD: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi

FIER

PS: Bleinda Baluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Klodi, Klevis Jahaj, Asfolar Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti, Zegjine Çaushi

PD: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu, Saimir Korreshi

GJIROKASTËR

PS: Mirela Gurxhi, Tërmet Peçi, Piro Dhima

PD: Tritan Shehu

KORÇË

PS: Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Ilir Pendavinji, Bledi Çomo, Besa Spaho

PD: Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati, Fidel Kreka

KUKËS

PS: Eduard Shalsi

PD: Flamur Hoxha, Isuf Çelaj

LEZHË

PS: Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Admir Kadeli

PD: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot Piroli

SHKODËR

PS: Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha

PD: Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bardh Spahia

PSD: Tom Doshi, Sabina Jorgo

TIRANË

PS: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj, Blendi GHonxhja, Erion Braçe, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka

PD: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këllici, Ted Blushi, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Mesila Doda, Klevis Balliu, Besart Xhaferi, Jorida Tabaku

Mundësia: Agron Shehaj, Erald Kapri

Lëvizja Bashkë: Redi Muçi

Nisma Shqipëria Bëhet: Ana Dajko

PSD: Albana Pëllumbi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular