HomeOP EDDISA GJETJE MBI DEMOGRAFINE E BASHKISE MIRDITE (1990 - 2023)/Nga prof.Pal Nikolli

DISA GJETJE MBI DEMOGRAFINE E BASHKISE MIRDITE (1990 – 2023)/Nga prof.Pal Nikolli

Advertismentspot_img

Nga prof.Pal Nikolli

Bashkia e Mirditës, si shumë rajone të tjera malore përballet me sfida të rëndësishme demografike, duke përfshirë depopullimin, migracionin dhe plakjen e popullsisë.

  1. Trendi i popullsisë, shtesa natyrore dhe migracioni.

Popullsia e bashkisë së Mirditës u ul me 73.6%, nga 51,701 banorë (1990) në 13,625 banorë (2023), ndërsa dendësia u ul nga 59.6 banorë/km2 (1990) në 15.7 banorë/km2 (2023). Kjo rënie drastike është më e lartë se mesatarja kombëtare (-26.3%) dhe se e të gjitha bashkive veriore të vendit, përjashtuar rajonin Pukë – Fushë Arrës (-78%). Lindshmëria u ul nga 26.9 lindje/1000 banorë (1990) në 8.9 lindje/1000 banorë (2023), ndërsa vdekshmëria u rrit nga 5.2 vdekje/1000 banorë (1990) në 8.6 vdekje/1000 banorë (2023). Pra, shtesa natyrore u ul me 98.6 %, nga 21.7 banorë/1000 banorë (1990) në 0.3 banorë/1000 banorë (2023). Migracioni neto vlerësohet në -58% për periudhën 1990-2023. Njësitë administrative të bashkisë së Mirditës kanë pësuar rënie dramatike të popullsisë, veçanërisht ato në zonat malore. Të gjitha njësitë administrative, me përjashtim të njësisë administrative Rrëshen, kanë humbur më shumë se 60% të popullsisë. Selita dhe Kaçinari kanë humbur më shumë se 90% të popullsisë. Njësia administrative Rrëshen ka patur humbjen më të vogël të popullsisë (-28.3%).

  1. Struktura moshore dhe gjinore.

Në vitin 1990, 32.6% e popullsisë ishte nën 14 vjeç, ndërsa më 2023 kjo përqindje u ul në 14%, një vlerë kjo më e vogël se mesatarja shtetërore (15.6%). Përkundrazi, përqindja e të moshuarve
(65+ vjeç) u rrit nga 9.6% (1990) në 22.2% (2023), një vlerë kjo më e lartë se mesatarja shtetërore (19.7 %). Koeficienti i varësisë në 2023 ishte 56.8%, më i lartë se mesatarja kombëtare (54.5%).

Gjetje dhe Konkluzione.

  1. Studimi i trendit të popullsisë në bashkinë e Mirditës zbulon një rënie dramatike prej 73.6% nga viti 1990 deri në 2023, duke reflektuar një krizë të thellë demografike. Kjo rënie është shkaktuar kryesisht nga emigracioni masiv dhe ulja e numrit të lindjeve. Migracioni neto vlerësohet në -58% për periudhën 1990-2023, me një kulm në vitet 2001-2011. Lindshmëria u ul nga 26.9 lindje/1000 banorë (1990) në 8.9 lindje/1000 banorë (2023), ndërsa vdekshmëria u rrit nga 5.2 vdekje/1000 banorë (1990) në 8.6 vdekje/1000 banorë (2023). Shtesa natyrore u ul me 98.6 %, nga 21.7 banorë/1000 banorë (1990) në 0.3 banorë/1000 banorë (2023). Niveli i
    papunësisë në Mirditë është 22.2%, më i lartë se në rajonet e tjera veriore dhe shumë më i lartë se në Kurbin (10.7%).
  2. Struktura moshore ka ndryshuar ndjeshëm: përqindja e të rinjve (0-14 vjeç) u ul nga 32.6% (1990) në 14% (2023), ndërsa përqindja e të moshuarve (65+ vjeç) u rrit nga 9.6% (1990) në 22.2% (2023). Kjo tregon një strukturë të plakur të popullsisë, me një koeficient varësie prej 56.8%, më të lartë se mesatarja kombëtare (54.5%). Raporti gjinor u ul nga 95.53 meshkuj për
    100 femra (2001) në 99.8 (2023), për shkak të emigracionit selektiv të burrave.
  3. Rajonet veriore të Shqipërisë, përfshirë Mirditën, karakterizohen nga një rënie dramatike e popullsisë prej -63%, urbanizim i ulët dhe plakje ekstreme.

Si konkluzion: Mirdita është një nga rajonet më të prekura nga depopullimi dhe plakja e popullsisë në Shqipëri. Për të stabilizuar situatën, nevojiten politika të qëndrueshme që fokusohen në stimulimin e zhvillimit ekonomik, rritjen e lindjeve, kthimin e migrantëve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular