HomeAktualitetINSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi...

INSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi në gusht

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat  mbi aksidentet rrugore për muajin korrik 2025, ku rezulton se janë regjistruar 131 aksidente, me 194 persona të përfshirë (të vrarë dhe të plagosur).

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë regjistruar 15 aksidente më pak, çka tregon një tendencë në ulje të ngjarjeve të rënda në rrugë.

Megjithatë, situata vijon të mbetet shqetësuese.

Vetëm gjatë muajit gusht 2025 janë shënuar 13 viktima nga aksidentet rrugore, duke rritur ndjeshëm bilancin e këtij viti.

Pas rekordit tragjik të vitit 2015, kur humbën jetën 270 persona, shifrat kanë ardhur në rënie. Vitin e kaluar (2024) numri i viktimave ishte 175, ndërsa përgjatë periudhës janar–korrik 2025, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shkaqet dhe grupmoshat më problematike (Statistikat për muajin korrik 2025)

Sipas INSTAT, në 89.3% të rasteve, shkaku i aksidenteve ka qenë sjellja e drejtuesve të mjeteve. Më të rrezikuarit rezultojnë drejtuesit në moshën 25-34vjeç, të cilët kanë shkaktuar 28,2% të aksidenteve gjithsej.

Kur ndodhin më shumë aksidente?

Dita më problematike: e marta, me 19.8% të aksidenteve.

Dita me më pak ngjarje: e premtja, me vetëm 9.2%.

Orari më i rrezikshëm: mes 08:00–12:00, ku ndodhin 28,2% e aksidenteve.

Për krahasim, në dhjetor 2024 ishin shënuar 149 aksidente dhe 192 të aksidentuar. Vdekshmëria në aksidente rrugore gjatë vitit të kaluar ishte 10.5 për 100 aksidente, më e ulët se në vitin 2023, kur ishte 14.9.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular