Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë pritet të jetë me pagesë. Zvkryeministrja dhe ministrja e Infrastrukurës njoftoi më herët se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë deri në fund të sezonit turistik. Por tani, parashikimet janë se kjo do të zgjasë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë.
Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkrohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.

Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.
Menaxhimi i vendpagesave për këtë vepër publike do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugor.
Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.
Aktualisht tre janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.