HomePolitikeRama: Varrezat e makinave, të ligjëruara me vullnetin e Maliqit. Aksioni për...

Rama: Varrezat e makinave, të ligjëruara me vullnetin e Maliqit. Aksioni për shkuljen e tyre do vijojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi për heqjen e të gjitha varrezave të makinave që funksionojnë jashtë rregullave. Ai theksoi se vendi është në situatë “tërësisht primitive” në raport me ndarjen në burim të mbetjeve si dhe me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve.

“Përfshihen ambalazhet plastike, letrat, qelqet, pajisjet plastike. Jemi besoj i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjitha atyre varrezave. Dhe jemi një vend që nuk ka akoma asnjë detyrim për raportim dhe financim, nga prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me këtë që thashë, trajtimin çfarë ndodh me gjithë këto materiale, kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, kur kryejnë funksionin e tyre si pajisje elektrike, bateria po makina”, tha Rama.

Më tej theksoi se një tjetër nevojë e krijuar është rishikimi i strategjisë kombëtare dhe i masterplanit për investimet për ndarjen në burim, për riciklimin, për tarifat sipas standardeve të BE.

Këto janë pikat kyçe të hapave që do ndërmarrim në aspektin ligjor dhe në aspektin e masave me akte nënligjore, në mënyrë që të ecim edhe falë një tjetër projektligji, këtij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, për të harmonizuar legjislacionin tonë me kapitullin e 27 që përmbledh legjislacionin europian, për të fuqizuar sistemin kombëtar dhe ndarjen e përgjegjësive për të përcaktuar hierarkinë nga parandalimi, te ripërdorimi, riciklimi, agjesimi, për të futur instrumentet ekonomikë të munguar dhe për të krijuar fondin e ekonomisë së mbetjeve e kështu me radhë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular