HomeEkonomiParaja jashtë bankave në rekord historik/BSH: Shqiptarët balancojnë cash-in dhe kartat

Paraja jashtë bankave në rekord historik/BSH: Shqiptarët balancojnë cash-in dhe kartat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

451 miliardë lekë qarkullojnë sot jashtë bankave, para që nuk depozitohen, nuk investohen, por që mbeten në xhepat e qytetarëve dhe në tregje informale. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë se vetëm brenda muajit korrik, kjo shumë u rrit me 2%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me plot 12%.

Kjo rritje pasqyron shtimin e ofertës monetare në ekonomi, pasi para janë në qarkullim dhe depozita afatshkurtra arritën në 903 miliardë lekë, ndërsa së bashku me depozita afatgjata, ky tregues kap shifrën e 1.117 trilionë lekëve.

Megjithatë, shifrat tregojnë se shqiptarët po bëjnë një hap paralel drejt digjitalizimit. Për herë të parë, pagesat me kartë kanë kaluar tërheqjet e cash-it në ATM, duke regjistruar në gjysmën e parë të këtij viti 12.57 milionë pagesa.

Pavarësisht këtij raporti, preferenca për paranë fizike mbetet dukshëm më e lartë, teksa sfidë mbetet formalizimi i një pjesë të madhe të qarkullimit monetar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular