Nga Zenel Hoxha
Kjo urë e ndertuar rishtas, mbi lumin Iber, Mitrovicë, simbolikisht do ta konsideroja çlirimin e dytë të Dardanisë/Kosovës.
Tradhëtia nuk ka brirë!
Me datën 13 Qershor 1999, ishim në Londër, sëbashku me atdhetarin e madh, të paharruarin (më shumë se vëllai im)-Maliq Musa, kur morëm lajmin se Mitrovica ishte ndarë më dysh. Maliqit më shpejtë por edhe mua pas tij, na rrodhën lotë, sidomis kur një i afërt i Maliqit konfirmoj se te ura e Ibrit ishin vendosur trupat franceze, aleatë té pa lëkundur të Serbisë në më tepër se një shekull, propozuesit kryesor të ndarjes të trojeve shqiptare në konferenca ndërkombëtare.
Maliqi me ngashërim thirri: “ Francezët- opet/persëri”!
Prej asaj dite e deri kur u ngrit Flamuri i shtetit të Kosovës në Mitrovicë, dhimbja nuk na është ndalë.
Jam i sigurtë se edhe Maliqi në parajsë, ndjehet shumë më mirë tani.
Politika më e mirë është mbrojtja e atdheut, liria, integriteti, dinjiteti i qytetarëve të vendit, e për këtë meritat le ti marrin ato që i meritojnë.
Pa Mitrovicë të Bashkuar, nuk ka Dardani të qetë, e të zhvilluar.
Rroftë Republika e Kosovës!
U shtofshin dhe rrofshin atdhetarët!