HomeEkonomi22.4% e të punësuarve në Shqipëri në vitin 2024 ishin me pagë...

22.4% e të punësuarve në Shqipëri në vitin 2024 ishin me pagë minimale 40 mijë lekë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Referuar shifrave të INSTAT mbi tregun e punës për vitin 2024, 22,4 % e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare, e cila është 40.000 lekë.

Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë vitit 2024 shënoi rritje prej 9,8% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 77.485 lekë.

Kjo pagë është llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, dhe mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe kontribuesit, shtetas shqiptarë e të huaj, për të cilët ndërmarrja deklaron pagë mujore bruto.

Krahasuar me vitin 2023, punësimi është rritur me 1,5 pikë përqindje dhe papunësia për grupmoshën 15-74 vjeç është ulur me 0,9 pikë përqindje. Në grupmoshën 15-64 vjeç, 68,6% e popullsisë janë të punësuar, 9,4% janë të papunë dhe 24,3% janë ekonomikisht joaktive, pra jashtë forcës së punës.

Kur analizohen të dhënat sipas gjinisë, vihet re se 74,9% e meshkujve në këtë grupmoshë janë të punësuar, krahasuar me 62,4% të femrave. Në të njëjtën kohë, 8,9% e meshkujve janë të papunë kundrejt 10% të femrave, ndërsa një përqindje më e lartë e femrave, 30,7%, rezultojnë jashtë forcës së punës, përkundrejt 17,7% të meshkujve.

Një tjetër tregues me rëndësi në analizën e pagave është hendeku gjinor në paga, i cili në vitin 2024 rezulton të jetë 4,9%. Të dhënat tregojnë se meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 4,9% më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2023, ai është ngushtuar me 1,2 pikë përqindje.

Forca e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 përllogaritet në 1.287.099 persona, nga të cilët 54,1% janë meshkuj dhe 45,9% janë femra. Nga kjo forcë pune, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona, me një shpërndarje të ngjashme gjinore, 54,4% meshkuj dhe 45,6% femra. Numri i të papunëve arriti në 109.854 persona, ku 50,7% janë meshkuj dhe 49,3% femra. /ekofin.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular