HomePolitikeAndi Mustafaj dorëhiqet nga departamentit ‘Brain Gain’ në PD: Në nëntor zgjidhet...

Andi Mustafaj dorëhiqet nga departamentit ‘Brain Gain’ në PD: Në nëntor zgjidhet i riu. Nëse një drejtues bllokon garën, rrezikohet struktura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kreu i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar se në nëntor do të largohet nga posti që mban prej tre vitesh. Vendimin e bëri publik përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e kishte komunikuar paraprakisht me anëtarët e departamentit që më 5 mars 2025, për të shmangur çdo keqkuptim apo keqpërdorim gjatë periudhës zgjedhore.

Mustafaj tha se ky hap është një mënyrë për të forcuar parimin e meritokracisë brenda strukturës së PD-së, duke i hapur rrugën garës së lirë dhe transparencës. “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat, dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar garën, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” u shpreh ai.

Sipas tij, procesi i tranzicionit do të vijojë me tre hapa: në shtator do të konfirmohet anëtarësia, në tetor do të zhvillohet fushata me debate dhe prezantime, ndërsa në nëntor do të mbahen zgjedhjet për drejtimin e ri të departamentit. Mustafaj falënderoi bashkëpunëtorët për rrugëtimin e përbashkët dhe nënvizoi se “Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular