HomeSocialeE hëna nis me diell, pasdite priten vranësira të pakta! Ja parashikimi...

E hëna nis me diell, pasdite priten vranësira të pakta! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, çka sjell një ditë kryesisht të kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të paradites, moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mesditë dhe pasdite priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, veçanërisht në zonat kodrinore-malore të vendit. Pavarësisht pranisë së tyre, nuk parashikohen reshje.

Era do të fryjë nga jugperëndimi në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 4 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, herë pas here, priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 8 m/s.

Në brigjet tona, deti do të paraqitet i qetë deri pak i trazuar, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Screenshot_2
Screenshot_3
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular