HomeAktualitet“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” - Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim...

“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” – Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim të rreptë të rregullave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.

“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit. Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit.”

Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur. Ndërsa gjatë fjalës së saj, bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe se duhet të zbatohet nga të gjithë. Në këtë rregull, janë të përcaktuara përgjegjësitë e mësuesve dhe të prindërve.

“Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli. Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal.”

Në përmbyllje të mesazhit, Ministrja Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve, që ora  mësimit të jetë sa më efektive për nxënësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular