HomeEkonomiGrupi BALFIN përtej Atlantikut/Zv. Presidenti për Amerikën e Veriut, Martin Mane, tregon...

Grupi BALFIN përtej Atlantikut/Zv. Presidenti për Amerikën e Veriut, Martin Mane, tregon për investimet dhe të ardhmen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Grupi BALFIN po konsolidohet gjithnjë e më tepër në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme. Portofoli i Balfin Americas përmban një miks projektesh, me tipologji rezidenciale dhekomerciale.

Drejtori Ekzekutiv i Balfin Americas dhe Zv. Presidenti për Amerikën e Veriut në Grupin BALFIN, Martin Mane, në një video të publikuar në fundmi në rrjetet sociale, ndan fillesat dhe vizionin për të ardhmen, ndërsa prezanton me detaje projektet e deritanishme.

Në këtë video, Martin Mane pohon se Balfin Americas synon të zgjerojë aktivitetin në mënyrë të qëndrueshme, duke eksploruar tregje të reja dhe sektorë inovativë, veçanërisht ato që lidhen ngushtë me teknologjinë dhe shkencën.

Çfarë përfaqëson Balfin Americas?

Balfin Americas është një kompani investimesh e Grupit BALFIN, që operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është krijuar në vitin 2023. Balfin Americas lindi si kompani pasi studiuam tregun amerikan për një vit të plotë; dinamikën dhe kompleksitetin e tij. Pasi e studiuam atë, mblodhëm të dhëna dhe identifikuam mundësi, kështu vendosëm të zgjeronim horizontin në veri dhe jugun e Amerikës.

Cili është fokusi i Balfin Americas dhe cilat janë projektet kryesore?

Fokusi ynë primar është industria e pasurive të paluajtshme, e më konkretisht segmenti i ndërtimeve rezidenciale. Ne kemi një qasje vërtet pozitive për njësitë e banimit dhe po ashtu edhe për sektorin komercial të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi tre projekte në qytetin e New York-ut, të fokusuara në zhvillimin e pasurive të paluajtshme rezidenciale. Një prej tyre pritet të përfundojë pas disa muajve. Gjithashtu, kemi një projekt tjetër në Morristown, New Jersey, që në të vërtetë është blerja jonë më e fundit e një ndërtese zyrash premium, 340 Mount Kemble.

Çfarë mund të presim në vijim?

Struktura e Balfin Americas është shumë fleksibël dhe ne nuk e shohim veten të kufizuar në një sektor të vetëm. Ndërsa aktualisht jemi të fokusuar në industrinë e pasurive të paluajtshme, investimet e ardhshme do të përfshijnë sektorë të tjerë premtues. Ne po eksplorojmë mundësi për start-upe, veçanërisht në fushat e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Bioteknologjisë (Biotech). Si pjesë e kulturës së Grupi BALFIN, që prej më shumë se tri dekadash ka dëshmuar se është një nxitës i vazhdueshëm i inovacionit, edhe Balfin Americas synon që në të ardhmen të njihet si një kompani që mbështet ide të guximshme dhe vizionare.

Nga  çfarë ka  të vendosur në website-n e saj, projektet kryesore të Balfin Americas janë:

340 Mount Kemble

Një kompleks zyrash të klasit A në Morristown, New Jersey, që akomodon disa prej institucioneve financiare më të mëdha ndërkombëtare. Gëzon sipërfaqe totale prej 160,000 m2  dhe në një sipërfaqe prej 40,000 m2 , përpos hapësirës së zyrave, ka një sallë konferencash, palestër, dhomë lojërash, sallë pritjeje, kafene, sikurse mbi 1,600 vende parkimi.

599 Tinton Avenue

Kjo ndërtesë gjendet në Bronx, New York, dhe ka 51 njësi banimi, një qendër komunitare, ndërsa parashikon krijimin e një çerdhjeje në katin e saj të parë, për të mbështetur familjet lokalenë rritjen e të vegjëlve. Ka gjithashtu një çati të gjelbër, çka komunikon qasjen pro mjedisit që ka ky projekt. Vlera e investimit, 13 milionë dollarë.

304 East 173 Street  

Një ndërtesë tjetër banimi, po në Bronx, New York, që në përfundim pritet të hapë dyert e 81 apartamenteve. Ngrihet mbi një sipërfaqe ndërtimi prej 5,116.5 m2 dhe vlera e saj e investimit është 22 milionë dollarë.

112 East 167 Street

Ndërtesa e tretë e Balfin Americas, në Bronx, New York, por që  ndryshe nga dy ndërtesat e mësipërme, gëzon një tipologji mikse. E projektuar për 168 apartamente dhe një hapësirë tregtare prej 1,393.5 m2 . Vlera e investimit është 45 milionë dollarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular