Lirohet nga detyra drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Hajnajt i mbaroi mandati më 31 gusht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë voton largimin e saj me 6 vota pro.
Në garë për drejtimin e BKH-së janë 7 kandidatë, të cilët kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar që në krye të garës, si dhe kanë shprehur miratimin për t’u ushtruar kontroll pasuror atyre dhe familjarëve.
7 kandidatët Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Joni Keta do të shortohen për t’u përcaktuar relatori nga anëtarët e Komisionit, i cili do të merret me secilin prej kandidatëve.
Deri në zgjedhjen e emrit të ri, drejtimin e përkohshëm të institucionit do ta marrë zëvendësdrejtori Joni Keta, i cili është gjithashtu në garë për postin