Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, ku tre të rinj nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht.
Përplasja mes një makine dhe një furgoni ka rezultuar fatale për pesë persona që ndodheshin në të dyja mjetet.
Sipas Klan Kosova, lajmi për vdekjen e tre të rinjve shqiptarë është konfirmuar edhe nga familjarët e tyre, të cilët kanë bërë të ditur se ata u ndanë nga jeta në mënyrë tragjike.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.







