HomeAktualitetDumani në SHBA/Paralajmërimi i Shemsi Prençit: Shtatori dhe tetori “përvëlues” për politikën

Dumani në SHBA/Paralajmërimi i Shemsi Prençit: Shtatori dhe tetori “përvëlues” për politikën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shemsi Prençi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi se vizita e Altin Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “urgjente dhe korrespondon me urdhrin e Presidentit Donald Trump për të hetuar Sorosin”.

“Unë besoj që Altin Dumani është thirrur që të nisin hetimet mbi veprimtarinë e Sorosit, qoftë nga Shqipëria në SHBA, qoftë nga SHBA-ja në Shqipëri. Ndikimi i Sorosit në Shqipëri, për shkak të miqësisë që ka patur me kryeministrin aktual të Shqipërisë, i ka bërë dëm vendit në dy drejtime: në lulëzimin e kriminalitetit për shkak të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe luftën pa kompromis që Soros ka bërë kundër opozitës për të shkatërruar demokracinë në vendin tonë”, tha Prençi.

Sipas tij, “do të nisin hetimet për çështjen McGonigal në Shqipëri sepse SHBA-ja e ka rindezur këtë njollë të zezë që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë zyrtarit më të lartë të FBI-së”.

“Nëse korriku dhe gushti dogji Shqipërinë, shtatori dhe tetori do të jetë tepër përvëlues për politikën shqiptare majtas, tek-tuk edhe djathtas. SHBA-ja edhe pse e ka lënë pa ambasador Shqipërinë, kanë patur struktura që kanë vlerësuar aktivitetin e qeverisë shqiptare dhe dyshimet për njollën e zezë që qeveria i ka vënë SHBA-së nëpërmjet korruptimit të zyrtarit të FBI-së”, theksoi më tej Prençi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular