HomeKryesoreEurobarometri: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësimin në BE, Serbia më skeptikja

Eurobarometri: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësimin në BE, Serbia më skeptikja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëria renditet ndër vendet më pro-evropiane në rajon, sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga Komisioni Evropian. Të dhënat e Eurobarometrit Special për zgjerimin e BE-së, të publikuara këtë të martë, tregojnë se 91% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, një nga përqindjet më të larta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë vendet kandidate.

Perceptimi në vendet jo anëtare

Sondazhi u zhvillua mes shkurtit dhe marsit 2025, duke mbledhur mendimet e mbi 26 mijë e 300 qytetarëve në të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së. Sondazhe të ngjashme perceptimi u zhvilluan edhe në vendet si Shqipëria, që aspirojnë të anëtarësohen: Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Ukrainë. U përzgjodh një mostër prej 1 mijë individësh për secilin vend, me intervista të zhvilluara ballë për ballë.

Sondazhi synonte të maste perceptimin e publikut ndaj procesit të integrimit evropian, si dhe imazhin e vetë BE-së. Një sondazh i veçantë u zhvillua dhe në Turqi, i cili u porosit drejtpërdrejt nga Delegacioni i BE-së në Turqi. Megjithatë, rezultatet e këtij sondazhi nuk janë të krahasueshme me ato të vendeve të tjera për shkak të ndryshimeve në metodologji, përbërje të mostrës dhe pyetësor.

Në përgjithësi, sondazhet tregojnë mbështetje të gjerë për anëtarësimin në BE në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Sipas Eurobarometrit, mbështetja është veçanërisht e lartë në:

-Shqipëri (91%)

-Maqedoni e Veriut (69%)

Qytetarët në këto vende shpresojnë për përmirësim të cilësisë së jetës dhe hapje të kufijve. Ndërsa Serbia shfaq nivelin më të ulët të mbështetjes në rajon me vetëm 33%.

Në lindje, Gjeorgjia (74%) dhe Ukraina (68%) kryesojnë për mbështetjen ndaj anëtarësimit në BE. Entuziazmi për anëtarësim është i fortë, por ndikohet nga konteksti ekonomik dhe gjeopolitik i secilit vend.

Imazhi i BE-së

Në Ballkanin Perëndimor, perceptimi më pozitiv për BE-në gjendet në:

-Shqipëri (82%), ku qytetarët vlerësojnë mbështetjen e BE-së për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit.

-Ndërsa në: Serbi (38%), imazhi i BE-së është më i dobët, i ndikuar nga niveli i ulët i besimit.

-Në lindje: Moldavi (55%); Ukrainë (49%); Gjeorgji (43%) Edhe këtu, perceptimi për BE-në është më i përmbajtur krahasuar me Ballkanin Perëndimor (përjashto Serbinë).

Njohuritë për BE-në dhe politikat e zgjerimit

Një sfidë e përbashkët në të gjitha vendet kandidate është niveli i ulët i informimit për BE-në dhe politikat e saj: Vetëm 48% në Moldavi dhe 39% në Mal të Zi ndihen mirë ose shumë mirë të informuar.

Në Ukrainë kjo shifër bie në 23%, dhe në Serbi në vetëm 20%. Kjo tregon për nevojën për komunikim më të fortë dhe më të përshtatur lokal, për të informuar qytetarët në mënyrë efektive.

Turqia

Në Turqi, 50.7% e qytetarëve kanë një mendim pozitiv për BE-në. Por vetëm 40.6% ndihen të informuar mirë për BE-në dhe politikat e saj. Mbështetja për anëtarësim qëndron në 49.9%. Sipas të anketuarve, pengesat kryesore për anëtarësimin e Turqisë janë:

-Mungesa e vullnetit politik

-Mangësitë në sundimin e ligjit

-Korrupsioni i përhapur

Po qytetarët e vendeve anëtare çfarë mendojnë?

Sondazhi zbulon se 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian. Mbështetja është veçanërisht e lartë tek të rinjtë: rreth dy të tretat e të anketuarve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet (potencialisht) kandidate duhet të anëtarësohen në BE sapo të përmbushin kushtet e nevojshme.

Gjithashtu, 56% e të anketuarve mendojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Ndër përfitimet më të përmendura janë: forcimi i ndikimit global të BE-së, një treg më i madh për bizneset evropiane, më shumë mundësi punësimi dhe më shumë solidaritet e siguri.

Megjithatë, qytetarët shprehin edhe shqetësime, sidomos në lidhje me migracionin, korrupsionin dhe kriminalitetin, si dhe kostot financiare të zgjerimit. Ata theksojnë rëndësinë që vendet kandidate të respektojnë shtetin e së drejtës, të luftojnë korrupsionin dhe të mbrojnë të drejtat themelore, si elemente thelbësore të një procesi anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Është domethënëse që 67% e qytetarëve thonë se nuk ndihen të informuar mirë për zgjerimin e BE-së. Komisioni Evropian është i angazhuar për të forcuar ndërgjegjësimin publik duke ofruar informacione të qarta, të aksesueshme dhe duke u angazhuar me qytetarët në të gjithë Unionin.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh: “Rezultatet tregojnë se qytetarët e BE-së, dhe veçanërisht të rinjtë, mbështesin zgjerimin. Eurobarometri dërgon një mesazh të qartë: njerëzit duan një proces të besueshëm, të bazuar në vlera dhe të nxitur nga reforma të vërteta. Së bashku me vendet anëtare, do të angazhohemi drejtpërdrejt me qytetarët, do të adresojmë shqetësimet e tyre dhe do të tregojmë se si zgjerimi sjell paqe, prosperitet dhe një Evropë më të bashkuar.”

Sondazhi u zhvillua mes shkurtit dhe marsit 2025, duke mbledhur mendimet e mbi 26 mijë e 300 qytetarëve në të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

Kështu, ndërsa mbështetja për zgjerimin e BE-së mbetet e lartë në shumicën e vendeve anëtare dhe kandidate, raporti nënvizon rëndësinë e komunikimit më të mirë publik, reformave të thella, dhe procesit të anëtarësimit të bazuar në vlera dhe meritë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular