Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale nga lirimi i hapësirave publike dhe ka paralajmëruar kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë.
Ai njoftoi se për çdo karrige të vendosur në hapësirën publike, qytetarët do të duhet të kontribuojnë me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them: bëni durim, shpejt u vjen radha, së bashku me kushtet e reja për vendosjen e karrigëve jashtë. Por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën publike do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria,” shkruan Rama.
Kjo nismë synon të promovojë përgjegjësinë qytetare dhe të shtojë hapësirat e gjelbra në qytetet shqiptare.