Kolegji Zgjedhor do të mblidhet në datën 4 shtator në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, me pretendimin se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.
Nëse Kolegji do të rrëzojë ankimin e PD-së dhe do të lërë në fuqi vendimin e Rregullatorit të datës 28 gusht, presidenti do të duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbledhjes së parlamentit të ri në seancë plenare.