HomeAktualitet109 mijë të papunë në 2024, papunësia tek të rinjtë 22,8 %

109 mijë të papunë në 2024, papunësia tek të rinjtë 22,8 %

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjatë vitit 2024, tregu i punës në Shqipëri ka shënuar një ulje të lehtë të papunësisë, por sfidat strukturore mbeten të dukshme.

Sipas të dhënave të INSTAT për tregun e punës në 2024, numri i të papunëve arriti në 109.854 persona, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë ishte 8,5 %, duke rënë me 1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, të rinjtë mbeten më të prekurit: papunësia për grupmoshën 15-24 vjeç arrin në 22,8 %, edhe pse kjo shifër u ul me 1,7 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Një tjetër problem i theksuar është papunësia afatgjatë, e cila përfshin 75,8 % të të papunëve gjithsej, duke u rritur me gati 5 pikë përqindje brenda vitit.

Sipas nivelit arsimor, shkalla më e lartë e papunësisë regjistrohet tek personat me arsim të mesëm (10,7 %), ndërsa më e ulëta tek ata me arsim 8/9-vjeçar (7,6 %), edhe pse të gjitha kategoritë arsimore kanë përjetuar një rënie krahasuar me 2023-in. Nga ana tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së moshës 15-64 vjeç mbetet ekonomikisht joaktive (24,3 %), ku dominojnë nxënësit dhe studentët (36,1 %), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e grave (24,9 %) i dedikohen detyrave shtëpiake.

Sipas shifrave shkalla zyrtare e papunësisë për mes­hkujt është 8,0 % dhe për femrat është 9,2 %.

Personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 75,8 % të të papunëve gjithsej. Krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 4,9 pikë përqind­je.

Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2024, vihet re që shkalla e papunë­sisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (10,7 %), ndjekur nga ata me arsim tetë /nëntëvjeçar (7,6 %).

Gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin e mëparshëm, shkalla e papunësisë për personat me arsim të mesëm, është ulur me 0,9 pikë përqindje, për personat me ar­sim të lartë, pësoi një ulje me 1,6 pikë përqindje dhe për personat me arsim 8/9 vjeçar, është ulur me 0,6 pikë përqindje.

Të dhënat për popullsinë ekonomikisht joaktive

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024, 24,3 % e popullsisë që i përket gru­pmoshës 15-64 vjeç është ekonomikisht joaktive. Struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët (36,1 %). Në këtë grupmoshë, pjesa që zënë personat e papunë, të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme, është 4,2 %.

Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht joaktivë, 4,7 % janë të papunë të dekurajuar, 47,6 % janë nxënës/studentë ose në trajnim të mëtejshëm, 3,5 % në pension ose pension të parakohshëm.

Ndërsa, për femrat e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive, 3,9 % janë të papunë të dekurajuar, 29,7 % janë nxënës/studentë ose në trajnim të mëtejshëm, 16,2 % në pension ose pension të parakohshëm dhe 24,9 % e tyre janë duke përmbushur detyrat shtë­piake.

Të rinjtë e papunësuar, jashtë shkollës dhe që nuk ndjekin ndonjë formim profesional 

Ndërkohë sipas të dhënave, 22% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç, nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional. Në këtë grup 44,9 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (2,0 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (14,9 %), ose për arsye të tjera (38,2 %). Krahasuar me vitin paraardhës, të rinjtë e dekurajuar pësuan një ulje prej 0,3 pikë përqindje.

Duke analizuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profe­sional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (55,9 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 36,0 %), përfundon raporti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular